Ad imageAd image

E rëndë/ Shqiptari përdhunon dhe lë shtatzënë të bijën minorene me aftësi të kufizuara

1 min lexim

Tmerr dhe frikë në Amfissa. Një 16- vjeçare u transferua në një spital ku u konstatua se ishte shtatzënë. Ndonëse ajo e mohoi fakti se ishte lënë shtatzënë nga i ati, ka qenë testi i ADN-së, që zbuloi se babai i saj ishte njeriu që e kishte lënë shtatzënë, transmentojnë mediat vendase.

Incidenti i neveritshëm u zbulua dje kur vajza, person me aftësi të kufizuara, kishte dhimbje të tmerrshme dhe u dërgua për kontroll në spitalin e Amfisas. Atje mjekët zbuluan se ishte shtatzënë.

Vajza shkonte në një shkollë speciale nuk ishte në gjendje të tregonte apo të kundërshtonte këtë fakt, kështu ajo jetoi në heshtje në makth.

- reklamë -
Ad imageAd image

Kanë qenë mjekët ata që kanë alarmuar Policinë dhe ADN-ja është marrë në mënyrë që autoritetet të kenë një pamje të saktë të asaj që ka ndodhur. Mostra e marrë nga Shërbimi Ligjor i Patras është dërguar në laboratorët e Athinës dhe sot, autori i veprës penale me origjinë shqiptare është identifikuar nga policët e ITT dhe është arrestuar./faxweb.al

Ndani këtë artikull