Ad imageAd image

Edhe Shkodra ngujohet

1 min lexim

Studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” i janë bashkuar sot studentëve të Tiranës, duke shpallur ngujimin në Fakultetin e Ekonomikut.

Ndërkohë në kryeqytet vijon ngujimi i studentëve të disa Fakulteteve.

Këtë të hënë, veç studentëve edhe pedagogët e Fakultetit të Histori- Filologjikut bojkotuan auditoret duke qenë pjesë e një greve një ditore kundër ligjit të arsimit të lartë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ata kërkojnë anulimin e këtij ligji si dhe rrëzimin e disa VKM-ve që cënojnë lirinë dhe autonominë e universiteteve publike.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull