Ad imageAd image

Edhe studentët e Universitetit të Mjekësisë në protestë

1 min lexim

Studentë e Universitetit të Mjekësisë janë mbledhur për të protestuar mëngjesin e sotëm, raporton Newsbomb.al.

Pas studentëve të Universitetit të Tiranës ditën e djeshme, protestës i janë bashkuar edhe ata të Universitetit të Mjekësisë.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga Newsbomb.al studentët janë mbledhur që prej orës 08:00 duke bojkotuar kështu mësimin për t’iu bashkuar protestës. Siç është lajmëruar të rinjtë do të marshojnë drejtë ministrisë  së Arsimit, dhe do mblidhen aty rreth orës 10:00.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ulja e tarifës, heqja e taksës për provimet e mbartura si dhe përmirësimi i kushteve në konvikte janë disa nga kërkesat e studentëve.

Ndërkaq, mëngjesin e sotëm mësimin e kanë bojkotuar edhe studentë të fakulteteve të Universitetit të Tiranës.

Po ashtu protestës i janë bashkuar edhe studentë të universiteteve në rrethe si Elbasan, Durrës dhe Korçë.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull