Ad imageAd image

Ekstradohet nga Holanda anëtari i grupit ‘Bajri’

1 min lexim

Ekstradohet nga Hollanda drejt Shqipërisë 21-vjeçari shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri”.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë ekstradoi nga Amsterdami drejt Shqipërisë shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Samet Halluni, 21 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale,”Shtrëngim për dhënie pasurie me anë të kanosjes ose dhunës, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit kriminal” parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Shtetasi Samet Halluni është anëtar i grupit të strukturuar kriminal “Bajri” dhe dyshohet që në bashkëpunim me anëtarë të tjerë të këtij grupi ka kanosur me anë të shtrëngimit për dhënien e pasurisë një sërë biznesesh në Shkodër duke përfituar prej tyre para dhe prona.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull