Ad imageAd image

Ekzekutimi në Memaliaj/ Spiunoi për kultivimin e hashashit në fshat, u hoq qafe nga kartelat e drogës

1 min lexim

Dyshimet e para lidhur me ekzekutimin e 42-vjeçarit lidhen me një sinjalizim të bërë nga ai disa ditë më parë te organet ligj-zbatuese.

Burime pranë grupit hetimor thanë se rreth 10 ditë më parë, ai ka informuar SHÇKB-në e Tiranës lidhur me disa parcela me hashash. Sinjalizimi i SHÇKB-së së Tiranës është bërë pasi mendohet se 42-vjeçari nuk ka pasur besim te strukturat lokale. Pas kësaj, SHÇKB e Tiranës, më 4 shtator ka informuar policinë lokale, që ka ndërhyrë dhe ka asgjësuar 8 parcela me lëndë narkotike.

Ndërkohë, ditën e sotme, efektivët e kanë gjetur të pajetë. Nga këqyrja parapake e kufomës, ekspertët e policisë kanë vlerësuar se ai është qëlluar nga distanca.

- reklamë -
Ad imageAd image

Mëngjesin e sotëm u gjet i vrarë në tokën e tij nga familjarët në fshatin Rabije, pjesë e Bashkisë së Memaliajt, 42 vjeçari Alket Muhaj.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull