Ad imageAd image

Era e fortë rrëzon shtyllat e tensionit të lartë në Vlorë, spitali ngel pa drita

1 min lexim

Në Vlorë, era e fortë ka dëmtuar fiderin “Vlora 1”, prej 6kV, duke rrëzuar shtyllat.

Ekipet e defekteve ndodhen në terren duke riparuar rrjetin, i cili furnizon një pjesë të spitalit rajonal, shkruan TCH.

Moti i keq është i disfavorshëm për një rikthim të shpejtë të energjisë, megjithatë, sipas OSHEE-së, stafet dhe masat shtesë të marra në kushtet e emergjencës do të reduktojnë kohën e riparimit të fiderit që ndodhet në zonen e TEC-it.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull