Ad imageAd image

‘Është e qartë se kemi hyrë në recesion’/ Shefja e FMN-së jep direktivat e nevojshme

2 min lexim

Pandemia e koronavirusit e ka çuar në rënie ekonominë globale, tha të premten shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Kristalina Georgieva.  

“Është e qartë se kemi hyrë në recesion, që do të jetë më i keq se në vitin 2009, pas krizës globale financiare”, tha Georgiva në një konferencë online për media, raporton Rel.  

Me “ndalimin e papritur ekonomik” në të gjithë botën, Georgieva tha se FMN-ja vlerëson se “nevojat e përgjithshme financiare të tregjeve në zhvillim do të jenë 2.5 trilionë dollarë.”  

- reklamë -
Ad imageAd image

Mbi 80 vende të botës, shumica me të ardhura të ulëta, tashmë kanë kërkuar ndihmë urgjente nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, tha ajo.  

“Ne e dimë që rezervat e tyre dhe burimet e tyre të brendshme nuk janë të mjaftueshme”, tha Georgieva, duke shtuar se FMN-ja synon ta përshpejtojë reagimin e saj.  

Shumë kompani në botë kanë ndaluar punën, pasi qeveritë e tyre kanë urdhëruar miliona njerëz të izolohen, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.  

Georgieva mirëpriti një paketë të ndihmës, në vlerë prej 2.2 trilionë dollarësh, të miratuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara.  

“Është absolutisht e domosdoshme që të mbrohet ekonomia më e madhe në botë kundër një rënieje të papritur të aktiviteteve ekonomike”, tha Georgieva.  

Ndani këtë artikull