Ad imageAd image

Faturat e energjisë – OSHEE: Abonentët mund t’i paguajnë edhe të dielën

1 min lexim

Të gjithë abonentët tashmë mund të bëjnë pagesat e faturave të energjisë elektrike edhe ditën e dielë, datë 30 shtator. Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), do të hapen sportelet e Arkave dhe Kujdesit ndaj Klientit nga ora 0:8:00 deri në 18:00.

Kjo sipas OSHEE, iu vjen në ndihmë abonentëve që të kryejnë pagesat në kohë, në mënyrë që të shmangin kamatëvonesat ose ndërprerjet e energjisë.

Po ashtu, abonentët për çdo shërbim të nevojshëm, mund t’i drejtohen sporteleve të specialistëve të Kujdesit të Klientit, për raste të rilidhjes së energjisë elektrike si dhe shërbime të tjera.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, është vënë në dispozicion të abonentëve edhe numri fiks i shërbimit 04 227 4141 për çdo informacion të nevojshëm.

Ndani këtë artikull