Ad imageAd image

Fermerët e Korçës hedhin në lumë prodhimet bujësore

1 min lexim

Rajoni juglindor është duke u orientuar gjithnjë e më tepër drejt bimëve medicinale, ndërkohë që sa vjen e reduktohet sipërfaqja e kultivuar me prodhime tradicionale.

Fermerët e fushës së Korçës tregojnë se tregu më i sigurt, por edhe fitimet më të mëdha ndërkohë që kostot më të ulëta i bëjnë ata të zgjedhin këto kultura, duke braktisur dhe duke lënë mënjanë prodhime si gruri, qepa, patatja, apo edhe të lashtat.

Një kilogram lulekuqe e tharë shkon nga 1.700 deri në 1.800 lekë, ndërsa lule ciani shitet 800 lekë për kg.

- reklamë -
Ad imageAd image

Këtë vit, në rajonin juglindor përllogariten rreth 236 hektarë të mbjella me bimë të ndryshme, ndërsa vitin e kaluar kjo sipërfaqe ka qenë 196 hektarë.

Një prej faktorëve kryesorë që kanë ndikuar është tregu i sigurt për këtë prodhim, rreziku më i vogël i dëmtimit nga faktorët atmosferikë, e kosto më e ulët në mbjellje dhe kujdes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull