Ad imageAd image

‘Festojnë’ negociatat te ambasada gjermane, dhjetëra mjekë të rinj presin për të ikur

1 min lexim

Është publikuar një foto jashtë ambienteve të Ambasadës së Gjermanisë në Tiranë, ku shikohen radhë, të cilat të kujtojnë  radhët për vizat para liberalizimit në vitin 2010.

Sot, në vitin 2019-të, kur Qeveria  konsideron arritje historike faktin se janë refuzuar negociatat me Bashkimin Evropian, sërish shqiptarët janë vendosur në radhë për t’u larguar nga Shqipëria.

Gazetarja Mejdini thotë se me dhjetëra infermierë dhe mjekë të rinj po presin para ambasadës për të marrë vizën e punës dhe për t’u larguar drejt Gjermanisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kartolinë nga Shqipëria e cila është duke festuar integrimin: Dhjetëra infermierë dhe mjekë të rinj tani që presin para ambasadës gjermane për të ikur”, shkruan Mejdini.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull