Ad imageAd image

Fier, familja e 5 vjeçares që vdiq në aksident vijon protestat

1 min lexim

Familjarët e Afifela Metohut, 5 vjeçares që ndërroi jetë pasi u përplas nga një makinë pranë banesës së saj në Kurjan të Roskovecit protestuan për të tretën ditë para prokurorisë së Fierit.

Azmi Metohu, gjyshi i viktimës, duke e konsideruar drejtësi të mohuar sjelljen e deri tanishme, ai ërkuar riekspertim dhe takimin me kryeprokuroren Arta Marku.

Azmi Metohu: “Nëse nuk marrim marrim një përgjigje nga kryeprokurorja ne do të vazhdojmë protestën paqësore, se kemi 3 ditë që vijmë këtu, dhe deri sa të na kthehet drejtësia e vërtetë nuk do rreshtim.”

- reklamë -
Ad imageAd image

41-vjeçari që përplasi të miturën u lirua nga gjykata pasi ekspertiza nxorri se makina që ai drejtonte lëvizte me shpejtësi të ulët dhe shkak për aksidentit është konsideruar shkelja e rregullave të qarkullimit prej këmbësores. 

Por familja Metohu ka të tjera pretendime. Ata ngrenë dyshime për manipulim dhe mbështetje të autorit nga prokuroria.

Gjyshja: “Nuk protestojmë se duam personin në litar, ne protestojmë për ligjin e shtetit.”

Gjyshërit e 5 vjeçares kërcënojnë me akt ekstrem vetëflijimi nëse nuk do të marrin atë që quajnë drejtësi të mohuar, ndërsa kërkojnë një takim me praninë e medias me prokurorin e çështjes.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull