Ad imageAd image

Fier, makina përplas dy këmbësore

1 min lexim

Dy persona të cilët ishin duke kapërcyer rrugën, kanë mbetur të plagosur, si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Aksidenti u shënua mesditën e sotme, në qytetin e Fierit.

Mësohet se një makinë tip ‘Mercedes Benz’ me targë AA754SY ka përplasur dy këmbësore të moshuara, pranë stacionin e Trenit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gratë e dëmtuara, u dërguan në spital, ku pas ndihmës së marrë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë rast policia vijon hetimet për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull