Ad imageAd image

Fishekë në banesë dhe akuza për vjedhje, 2 në pranga në Gjirokastër

1 min lexim

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një 49-vjeçar pasi iu gjetën fishekë në banesë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e F.K., në fshatin Zhapokikë, Memaliaj, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 481 fishekë të kalibrit 7.62 mm, raporton policia.

Materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Gjithashtu në prangat e policisë ka rënë edhe 57-vjeçari me iniciale Sh.Sh., banues në Gjirokastër, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhje”.

- reklamë -
Ad imageAd image

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull