Ad imageAd image

Flet regjisori: Çdo ndodhë sot me protestën

1 min lexim

Ditën e sotme aktorë, por dhe shoqëria civile do të protestojë para Kuvendit për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar nga shembja.

Aktualisht para Kuvendit janë mbledhur disa qytetarë, dhe situata është e qetë.

Regjisori Robert Budina, i pyetur nga Fax News në lidhje me protestën e sotme, është shprehur, “ Ata (deputetët) duhet të reflektojnë sepse po rrëzojnë një shtet. Duhet ta kuptojnë që nuk është në favor të tyre por vetëm të disa individëve. Ne do të japim një leksion proteste dhe do ta çojmë deri në fund. Ne do të bëjmë rezistencën tonë”.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Më tej, i pyetur nga gazetarja nëse do të ketë ngujim, regjisori është përgjigjur, “Ngujimi është një fjalë që mbart konflikt. Shkelje ligji, por këtu po shkelet ligji hapur nga deputetët…”.

Budina shton më tej se do të rezistojnë deri në fund dhe se do jenë në Teatrin Kombëtar.

Ndani këtë artikull