Ad imageAd image

‘Folën shqip dhe gruas i tha shtriu përtokë’, qëllohet me armë shqiptari në Gjermani

1 min lexim

Një 36-vjeçar është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Hamburg në Gjermani.

Mediat vendase raportojnë se 36-vjeçari ndodhej i shoqëruar me një grua në një park në momentin kur ndodhi ngjarja. Policia gjermane ka thënë për mediat se aty u takua me një person tjetër, të dy biseduan në gjuhën shqipe.

Më pas, personi i paidentifikuar urdhëroi gruan që të shtrihej përtokë dhe të mos shikonte, ndërsa qëlloi me armë 36-vjeçarin. Ky i fundit mori një plumb në shpatull duke mbetur i plagosur. Ai u dërgua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, autori u largua me menjëherë nga vendngjarja dhe policia e ka shpallur atë në kërkim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ndërkohë, ende nuk ëhstë bërë me dije identiteti i autorit dhe të plagosurit. Nga ana tjetër hetuesit kanë marrë deklaratën e gruas që ndodhej së bashku me të plagosurin. 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull