Ad imageAd image

FOTO/ Një tjetër person i zhdukur, nëse e keni parë njoftoni policinë

1 min lexim

Dje u njoftua nga policia se një person me probleme të shëndetit mendor u denoncua i zhdukur në Durrës.

Por policia e Durrësit u detyrua të kërkojë ndihmën e qytetarëve për një tjetër të zhdukur.

Një 39-vjeçar është i humbur prej dy ditësh.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ka kërkuar ndihmën dhe bashkëpunimin e qytetarëve në gjetjen e shtetasit Çlirim Leskaj 39 vjeç, banues në këtë qytet, i cili është larguar nga banesa më datë 01.10.2018 dhe nuk është kthyer më.

Sipas të dhënave, ai është rreth 1. 70 cm i gjatë, ka flokë të zeza dhe ka të veshur një bluzë ngjyrë të zezë me viza ngjyrë të kuqe, pantallona sportive ngjyrë të zezë dhe xhaketë sportive ngjyrë blu.

Nga deklarimet e familjarëve është evidentuar se shtetasi i mësipërm vuan nga shëndeti mendor dhe nuk flet. Në rast identifikimi të tij, policia lut të telefononi në numrin 0694110217”

auto i zhdukuri Durres1538595987

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull