Ad imageAd image

Foto/ Shkatërrohet banda shqiptaro-rumune, 5 shqiptarë në pranga

1 Min Read

Një rrjet kriminal i përbërë nga shqiptarë, rumunë dhe turq është shkatërruar nga policia spanjolle në Katalonja.

Nëntë persona kanë rënë në pranga, ndër ta 5 shqiptarë, dy femra, të akuzuar për një sërë vjedhjesh në zonë.

Sipas policisë spanjolle rrjeti ka kryer të paktën 85 vjedhje të dokumentuara në Huesca dhe Katalonja. Gjatë aksionit për arrestimin e tyre, në banesa u gjetën një sërë sendesh me vlerë, ora të shtrenjta, bizhuteri e aksesorë luksoz. Policia spanjolle sekuestroi edhe 1 kilogram kokainë.

sdfwerg45gy34g.jpg

sdgweghet4j45h.jpg

Share This Article