Ad imageAd image

FOTO+VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm tritoli te kryqëzimi Selitës, dyshohet për atentat me telekomandë dhe një viktimë

1 min lexim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, në kryqëzimin i Selitës vendi i quajtur ura e Neshrakut. Në mes të rrugës një makinë ka shpërthyer si pasojë e vendosjes së një sasie tritoli. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën një person raporton News 24. 

Sikurse shihen edhe nga pamjet shpërthimi ka dëmtuar thuajse të gjithë makinën. Nuk dihet ende se cila ka qenë shënjestra e kësaj ngjarje të rëndë, por dyshohet se ishte atentat i telekomanduar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ambulanca dhe zjarrëfikëset që janë duke punuar për të neutralizuar situatën.

foto 1foto

Ndani këtë artikull