Ad imageAd image

Foto/ Xhisielës i hapin profil fals në Instagram

2 min lexim

Xhisiela Maloku është vajza, e cila tërhoqi gjithë vëmendjen e politikës dhe medias këto ditë pas bërjes të njohur të historisë së dhunës ndaj saj nga djali i deputetit socialist Rraman Rraja, Rexhep Rraja.

Vajza kishte paditur për dhunë ish-të dashurin e saj, Rexhep Rraja, dhe më pas ishte tërhequr nga denoncimi për shkak të presioneve. Ky rast u bë i njohur për opinionin publik pas denoncimit të oficerit Emiljano Nuhu, i cili u largua nga Shqipëria për shkak të kësaj dosjeje që po hetonte, pasi, siç ka rrëfyer ai,  ishte kërcënuar me jetë dhe nga rrjeti i tij informativ ishte vënë në dijeni se ishte kërkuar ekzekutimi i tij.

Disa si të pas bërjes publike të kësaj ngjarjeje të rëndë, Xhisiela ndërsa u shfaq në media duke u prononcuar për rastin, kishte mbyllur llogaritë e saj në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook.

- reklamë -
Ad imageAd image

Por sot në ‘Instagram’ një adresë figuron me emrin dhe foton e saj. Nuk dihet nëse adresa është vërtetë e saj apo është fals, por mesazhi që jepet është se “nuk jam e dhunuar”, dhe  “çudia më e madhe 3 ditë zgjat”.

Fotot duken që janë reale pas shfaqjes së saj me figurë, por mesazhet duken si të stisura që shkojnë në favor të dhunuesit të saj.

Ndani këtë artikull