Ad imageAd image

“Energjia e talenti i të rinjve e bëjnë vendin me konkurrues dhe të zhvilluar”

1 min lexim

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka zhvilluar një vizitë në Lezhë ku është takuar me stafin dhe studentët e shkollës jopublike të përgjithshme dhe profesionale “Rogacionistët” në Lezhë.

Këtë aktivitete Presidenti Meta e zhvilloi në kuadrin e Ditës së aftësive rinore

“Një ndër investimet më të mira në drejtim të arsimit profesional”, e quajti Meta këtë shkollë.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kur energjia dhe talenti i të rinjve, përfitojnë dije dhe aftësim profesional, tregu i punës bëhet më i zhvilluar e konkurrues dhe rritet mundësia, që të gjejnë punë më cilësore e të mirëpaguara në vendin tonë.

Shkolla jopublike e përgjithshme dhe profesionale “Rogacionistët” në Lezhë, që vizitova sot në kuadrin e Ditës së aftësive rinore, është një ndër investimet më të mira në drejtim të arsimit profesional. Pata kënaqësinë të bashkëbisedoj me dhjetëra të reja e të rinj, të cilët me shumë përkushtim mësojnë zanate që i shërbejnë dhe turizmit, siç janë qëndisjet e mrekullueshme artistike me dorë për vajzat, recetat e shijshme të kuzhinës; apo marrin dije dhe kreativitet për energjitë e rinovueshme, një aspekt shumë i rëndësishëm i zhvillimit të ekonomisë së qëndrueshme të vendit”, shkruan në Facebook Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ndani këtë artikull