Ad imageAd image

Fundjava e fundit e shpërndarësit të heroinës me biçikletë

1 Min Read

Kjo ishte fundjava e fundit për një 35 vjeçar i cili me biçikletë shpërndante doza heroine nëpër lagjet e Tiranës.

Arrestimi i të riut të identifikuar me inicialte M.H u njoftua sot dhe është bërë në kuadër të operacionit të koduar “Fundjava”.

“Ishte në vëshgim nga shërbimet e policisë, pasi për të disponohej informacion se merrej me shpërndarje të lëndës narkotike të llojit heroinë në formë dozash në zonën e “Selitës”, “Kombinatit”, “Astirit” dhe “Yzberishtit”, informoi policia e Tiranës.

- reklamë -
Ad imageAd image

Arrestimi i tij u bë teksa po lëvizte me biçikletë në rrethrotullimin e bulevardit të “Kasharit” dhe u ndalua për kontroll nga shërbimet e policisë.

“Gjatë kontrollit fizik të ushtruar i janë gjetur 5 doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë. Në vijim shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll dhe në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur dhe 20 doza të tjera me lëndë të dyshuar narkotike të llojit heroinë” vijon policia.

Materialet proceduriale i kaluan për veprime të mëtejshme prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. H., për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndës narkotike”, parashikuar nga neni 283 i kodit penal.

TAGGED:
Share This Article