Ad imageAd image

Gazeta zyrtare e Vatikanit: Opozita në shesh për të kërkuar dorëheqjen e Ramës, pasiguria është e plotë

2 min lexim

“Shqipëria qeveriset nga një regjim që shkel Kushtetutën dhe ligjet për të mbrojtur krimin e organizuar”. Janë fjalë të ashpra ato që u përdorën nga lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha, i cili është kthyer tashmë në simbolin e protestave, që prej disa ditësh ziejnë në Shqipëri.

Të martën, Basha, Kryetari i Partisë Demokratike, i qendrës së djathtë, forca kryesore politke e opozitës shqiptare, dha dorëheqjen nga Parlamenti bashkë me 62 deputetë. Një xhest radikal, i kritikuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, por që të bën të kuptosh sesa serioze është përplasja politike në Shqipëri.

Pasiguria është e plotë. Të enjten u mbajt një protestë tjetër në kryeqytet. Mijëra persona zbritën në shesh për të kërkuar dorëheqjen e kryeminsitrit Edi Rama, i Partisë Socialiste, i akuzuar për korrupsion dhe për bashkëpunim me klanet mafioze. Frika është se mos degjenerimi i protestave mund të vërë në diskutim nisjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, një vendim që është programuar për t’u marrë në qershor.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në të vërtetë, per të kuptuar plotësisht krizën shqiptare, duhet të bësh një hap mbrapa.
Tirana, si të gjitha vendet e tjera ballkanike, paguan akoma çmimin e një tranzicioni shumë të gjatë dhe ende të papërfunduar nga komunizmi në demokraci. Nuk duhet harruar se regjimi i drejtuar nga Enver Hoxha, që zgjati për më shumë se 40 vjet u karakterizua jo vetëm nga dhuna e shfrenuar e brendshme, por edhe nga izolimi.

Mbështetës i një stalizinzmi të ashpër, Hoxha i prishi raportet me diktatorin jugosllav Tito dhe me Bashkimin Sovjetik të Hrushovit, derisa doli edhe nga Pakti i Varshavës.
Për fat të keq, Shqipëria demokratike, pavarësisht premtimeve të drejtuesve dhe reformave të munguara, nuk ka dalë akoma nga ai izolim i hekurt.

Artikulli eshte botuar ne organin zyrtar te Vatikanit, L’Osservatorio Romano

auto_vatikan1551000219.jpg

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull