Ad imageAd image

Gazetari: Gjyriçi është vëllai i shokut të ngushtë të Fatmir Haklajt

2 min lexim

Një 47-vjeçar u vra mbrëmë në Tropojë, duke tronditur qytetin e vogël pas shumë kohësh. Viktima Guxim Gjyriçi njihej si një biznesmen i zonës pasi kishte në pronësi një karburant.

Fqinjët thonë se ishte një njeri i urtë dhe pa probleme. Por vrasja e tij dukej e tipit mafioz. Ai u qëllua nga një mjet në lëvizje, kurse makina mendohet se u dogj më vonë.

Mediat në Tiranë spekuluan se Gjyriçi është djali i tezes së Fatmir Haklajt, personit të akuzuar për disa krime në Tropojë dy dekada më parë.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Por gazetari Artan Hoxha tha për ABC News se Gjyriçi është vëllai i Agron Gjyriçit, mik i ngushtë i Fatmir Haklajt.

 

Sipas tij, Agroni ka shërbyer në zyrën e pasaportave kur Haklaj drejtonte komisariatin e Tropojës.

Hoxha thotë se kjo vrasje mund të ketë lidhje me historitë e vjetra në Tropojë, edhe pse sipas tij Agroni nuk është përfshirë te seriali i vrasjeve të asaj kohe.

“Viktima e mbrëmshme është një njeri që nuk përfshihej. Agroni, i vëllai i tij, krijoi një biznes, ka ndërtuar postën e Bajram Currit, ka ndërtuar vepra arti të vogla, ka patur pastrimin e qytetit deri më tani. Agroni vazhdoi të jetonte si normalisht, jo si pjesa tjetër që fshiheshin,” tha ai.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull