Ad imageAd image

Gjendet peshkatari nga Pogradeci

1 min lexim

Peshkatari me inicialet D. M., nga fshati Memëlisht që humbi kontaktet me familjen pasi doli për peshkim në liqenin e Pogradecit është gjetur i gjallë në Liqenin e Ohrit.

Familjarët denoncuan në polici se kishte dalë me varkë orët e para të mëngjesit, por nuk kishin mundur të flinin me të.
Mjetet e policisë kufitare u vënë në kërkim të personit që rezulton i humbur.

Policia kufitare njoftoi edhe palën maqedonase, pasi dyshonte se varka mund të ishte shtyrë nga dallgët në pjesën tjetër të liqenit të Ohrit.

- reklamë -
Ad imageAd image

E pas kërkimeve peshkatari nga Pogradeci u gjet shëndoshë e mirë.

Ndani këtë artikull