Ad imageAd image

Gjermani/ Zbulohet identiteti i shqiptarëve të arrestuar me 1.8 ton kokainë

1 min lexim

Policia gjermane ka zbuluar identitetin e shqiptarëve të arrestur pak ditë më parë me ngarkesën prej 1 ton kokainë, më vlerë tregu mbi 400 milion euro.

Zyra e investigimeve kriminale në landin e Bavarisë dy ditë më parë dha detaje të reja për një sasi rekord kokaine kapur në Hamburg gjatë dy operacioneve. Në këtë operacion ishin përfshirë 500 forca policore.

“Është një prej sukseseve më spektakolare në luftën me mafian e narkotikëve  në historinë e Republikës Federale Gjermane” kështu deklaroi Ministri i Brendshëm JoachimHerrmann. Ministri gjerman theksoi se “qëllimi është gjithashtu të zbulojmë strukturat organizative të autorëve”.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Kutitë e bananeve përgatiteshin në Amerikën e Jugut dhe nën to fshiheshin pako të shumta kokaine. Më pas kutitë transportoheshin me anije për në Evropë dhe Gjermani nëpërmjet të ashtuquajturave mbivendosje të shtresëzuara”, tha drejtori i Investigimit Kriminal JwrgBeyser.

Shqiptarët e arrestuar:

1. Orneo Margjeka

2. Emiljan Hysenaj

3. Dashamir Ndoj

4. Dario Lame

5. Ervin Llusha

6. Izmir Lami

7. Dolan Kocani

8. Agim Zeka

9. Marjan Tola

10. Mevlan Beca

Ndani këtë artikull