Ad imageAd image

Gjermania jep “OK”, gati testimi i vaksinës kundër COVID-19 tek njerëzit, ambasada: Do të duhen edhe disa muaj…

1 min lexim

Gjermania i ka hapur ditën e sotme dritën jeshile testimit të vaksinës kundër koronavirusit tek njeriu.

Lajmi bëhet i ditur nga ambasada gjermane në Tiranë, e cila thekson se testimi i vaksinës te njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19.

“Së bashku kundër Corona Virusit 🦠- në Gjermani miratohet testimi i parë klinik i një 💉 vaksine kundër COVID-19. Testimi i vaksinës tek njerëzit është një etapë e rëndësishme në rrugën drejt një vaksine të sigurtë dhe efektive kundër COVID-19. Do të duhen edhe disa muaj në daljen e një vaksine, por 🔬 shkencëtaret/ët gjermanë dhe ndërkombëtarë po punojnë me përparësi të lartë për këtë!🙏”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

- reklamë -
Ad imageAd image

 

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull