Ad imageAd image

Gjermania, shpresa e madhe për të rinjtë e dëshpëruar të Kosovës

1 min lexim

Në mungesë të perspektivës në Kosovë, Finesa Gashi, 18-vjeçare, ka tre muaj që ka filluar një kurs për mësimin e gjuhës gjermane. Ajo synon që pas përfundimit të tri niveleve të gjuhës të vazhdojë studimet e më pas edhe të punësohet në Gjermani.

Finesa ka qenë pjesë e grupit të madh të kosovarëve që në fund të vitit 2015 ia kishin mësyrë ilegalisht vendeve perëndimore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ajo bashkë me familjen e saj kishin qëndruar për gati një vit në Gjermani, por kërkesa për azil i ishte refuzuar dhe në prill të vitit të kaluar ishin kthyer në Kosovë. Por tani ajo synon që nëpërmjet rrugëve të ligjshme të dalë sërish në Gjermani.

- reklamë -
Ad imageAd image

“Shkollimi në Kosovë është shumë i dobët. Sidomos pasi kemi qëndruar një vit në Gjermani e kam vërejtur se dallimi me Kosovën është shumë i madh dhe nuk e shoh të ardhmen këtu”, ka thënë Gashi. Punësimet në baza familjare dhe mosvlerësimi i shkollimit që e bën në Kosovë, sipas saj, janë një arsye tjetër që e kanë shtyrë që ta mendojë largimin nga Kosova./Sanie Jusufi

Ndani këtë artikull