Ad imageAd image

Gjobëvënësit e tregtarëve të Shkodrës, gjykata vendos 43 vite burg

1 min lexim

Është marrë ditën e sotme vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për 4 të akuzuarit për gjobvënie të tregtarëve dhe biznesmenëve në Shkodër.

Gjykata vendosi 11 vjet burg për Abedin Bajraktarin, 13 vjet burg për Muhamet Lici, 10 vjet burg për Denis Skutinën dhe 9 vjet burg Besmir Domnori

Të pandehurve u ulet një e treta e masës së dënimit per shkak te gjykimit me kohe te shkurtuar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Shtyhet gjyqi për mandatin e ish deputetit të LSI-së, Shkëlqim Selami

Nga hetimet u zbulua se numri i tregtarëve që kanë qenë të detyruar të paguajnë këto shuma “mujore” është tepër i lartë dhe ky grup kishte vepruar nga tetori 2016. 

Sipas prokurorisë ata mblidhnin me anën e dhunës, kanosjes dhe kërcënimeve shuma parash nga shitësit e Tregut të Zdrales, të Rrugës së Gjerë të Kirasit, etj.

Në kuadër të këtij hetimi rezultoi se drejtuesit e këtij grupi kriminal angazhonin anëtarët e tjerë të grupit që, në çdo fund muaji të merrnin nga çdo tregtar në tregjet e sipërpërmendura shumat nga 1000 lekë deri në 3000 lekë. Për dy të dyshuar u pushua akuza. Operacioni i arrestimit të tyre u zhvillua më 4 mars 2017

Ndani këtë artikull