Ad imageAd image

Gjykata pranon paktin e Prokurorisë me killerin që i mori jetën komisar Cukut

1 min lexim

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar këtë të martë akt- marrëveshjen mes Prokurorisë e Mikel Shallarit, personi i cili ekzekutoi komisarin Artan Cuku.

Marrëveshja në fjalë, tashmë e pranuar nga Gjykata, sanksionon se Mikel Shallari do të dënohet me 10 vite burgim, falë bashkëpunimit dhe marrjes së statusit të të penduarit. Kohë më parë Shallari, vetëm 24 vjeç, vendosi që të tregojë emrin e personit që porositi vrasjen e ish komisarit të policisë.

Porositësi ishte Bledar Jambelli, një emër i njohur ky autoritetet që e kanë shpallur tashmë në kërkim.

- reklamë -
Ad imageAd image

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Artan Cuku është ekzekutuar me armë më 8 Prill 2017 përpara pallatit të tij në rrugën e Kosovarëve në Tiranë

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull