Ad imageAd image

Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët bashkëshortja e drejtorit të policisë

1 min lexim

Gjyqtarja që vendosi masën e arrestit me burg për 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së të shtunës,  është gruaja e shefit të Policisë Rrugore.

Alma Ahmeti, dha vendimin ndaj 23 kuksianëve duke lënë në burg 11 prej tyre, është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti, raporton hashtag.al

Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në përfundim të seancës gjyqësoreë, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.

Ndani këtë artikull