Ad imageAd image

Goditi Ramën me këpucë, lirohet 50-vjeçari

1 min lexim

Lirohet banori i Unazës së Re që goditi me këpucë kryeministrin Edi Rama. Gjykata e Tiranës ndryshoi sot  masën e sigurisë për Ilir Katiraj, duke i caktuar “detyrim paraqitje”.

50-vjeçari qëlloi me këpucë ndaj kryeministrit Rama, pasi doli nga spitali teksa vizitoi efektivët e plagosur nga protesta e banorëve të Unazës së Madhe.

Pas vizitës, në një prononcim për mediat para spitalit, Rama tha se humbja e gishtave të dorës nga efektivja e policisë vendosi vijën e kuqe mes paligjshmërisë dhe mbrojtësve të ligjit.

- reklamë -
Ad imageAd image

Prononcimi i tij u ndërpre nga thirrjet e banorëve të Astirit, të cilët njëzëri bërtisnin: Turp! Turp!

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull