Ad imageAd image

Grabiten dy lokale bastesh në Fushë-Krujë, hajdutët godasin pronarin

1 min lexim

Gjatë natës janë grabitur dy lokale bastesh në zonën e Fushë-Krujës nga persona të maskuar.

Sipas raportimeve, njeri prej lokaleve që ndodhet në afërsi të qendrës së Fushë-Krujës, në pronësi të shtetasit A.C. është hapur me thyerje rreth orës 3 të natës. Pasi i është thyer brava, janë vjedhur 3 televizorë nga 4 persona të maskuar.

Pas këtij lokali është grabitur dhe një lokal tek ura e Gjolës, njësia administrative Bubq që dyshohet po nga i njëjti grup. Edhe në këtë pikë janë vjedhur disa televizorë dhe janë dëmtar disa të tjerë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Në këtë pikë grabitësit kanë hapur bravat dhe kanë hyrë brenda. Të pikasur nga pronari F.H. ata e kanë goditur dhe janë larguar. Policia po punon për identifikimin e tyre.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull