Ad imageAd image

Grabitet një pikë Exchange në Vlorë, pronari dhe policia në ndjekje të autorëve

1 min lexim

Një pikë këmbimi valutor në qytetin bregdetar të Vlorës ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bashkimi” të qytetit.

Grabitësit kanë shfrytëzuar momentin që pronari po mbyllte subjektin për ta sulmuar, duke i marrë një sasie të konsiderueshme parash.

Mësohet se pronari i Exchange është vënë në ndjekje të grabitësve me makinën e tij. 

- reklamë -
Ad imageAd image

Policia e Vlorës gjithashtu është në kërkim të autorëve.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull