Ad imageAd image

Zbardhet vjedhja e postës në Fushë – Krujë. Emrat dhe detajet

3 min lexim

Prokuroria e Krujës ka zbardhur grabitjes e postës. Tre ditë pas grabitjes policia ka arrestuar gjashtë persona. Të arrestuar si autorë janë; Mark Caka, Gazmir Saka, Hysen Kica, Bujar Tafa dhe Andi Rexhepi (Paturri), ndërsa roja Besnik Parruca i prangosur pas grabitjes akuzohet për shpërdorim detyre.

Hajdutët mëngjesin e së hënës duke përfituar edhe nga fakti i ‘çuditshëm’ i ikjes së dritave në Krujë arritën të grabisnin postën. Gjatë kontrollit të banesave dhe makinave që lëviznin është sekuestruar një sasi lekësh që u grabitën, makina të vjedhura, armë dhe sende të tjera, që i përdornin për hapjen e kasafortave. Dëshmitë dhe gjurmët e gishtave kanë sjellë zbulimin e autorëve që solli më pas prangosjen, raporton gazetari i Shqiptarja.com Elton Qyno.

Ata fillimisht janë shoqëruar duke u kërkuar informacion se ku ndodheshin natën e grabitjes dhe shpjegime për lekët e gjetura në makinë dhe armët, ndërsa janë ‘gozhduar’ nga gjurmët e gishtave që u janë gjetur. Operacioni është në vijim dhe mund të ketë edhe persona të tjerë të arrestuar. Personat e arrestuar janë të skeduar si kontigjent kriminal, në vjedhje apo kultivim kanabisi.

- reklamë -
Ad imageAd image
 

Të arrestuarit

Mark Nok Caka,  Gramez

Gazmir Lek Saka, Gramez

Andi Kadri Rexhepi (Paturri), F.Kruje 

Hysen Avdi Kica, Gramez

Bujar Ramazan Tafa, Mamurras Lac

Besnik Parruca ishte roja i postes (u arrestua ditën e ngjarjes)

Por kush është kreu i grupit? Sipas  Report Tv Andi Rexhepi (Paturri) është kreu i këtij grupi që realizoi grabitjen e Postës, ndërsa dyshohet se janë autorë edhe të disa vjedhjeve të banesave në Gjirin e Lalzit. Pjesëtarë të këtij grupi janë të akuzuar dhe në kërkim në Greqi për disa vjedhje.

Drejtori i Postës Shqiptare, deklaroi dy ditë më parë se shuma që është grabitur në postën e Krujës është 13 mln lekë dhe 1500 euro.

Autorët kanë pasur informacion të sigurt, pasi në zyrën e postës janë dy kasaforta, ndërkohë që u grabit vetëm ajo që kishte 13 mln lekë dhe 1500 Euro brenda, teksa tjetra nuk është prekur.  Autorët kanë përdorur një kamionçinë frigoriferike për të transportuar parat e grabitura. 

Drejtor i postës së Krujës është Xhelal Rraja është vëllai i deputetit të PS-së Rrahman Rraja. Për ngjarje fillimisht u arrestua 51-vjeçari Besnik Parruca, roja i turnit, e ndërsa u shpall në kërkim specialisti i sallës S. T., 28 vjeç pasi fshehën ngjarjen. Roja deklaroi se nuk ka njoftuar uniformat blu pasi është kërcënuar nga autorët.

Ndani këtë artikull