Ad imageAd image

Gramsh/ Qytetari zbulon armë zjarri dhe fishekë në tokën e tij

1 min lexim

18 armë zjarri të ndryshkura si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia janë gjetur nga një qytetar në Gramsh në pronën e tij. 62-vjeçari e ka bërë këtë zbulim teksa pastronte një gropë gëlqereje në tokën e tij.

Shtetasi B.K, banues në lagjen “Sporti” Gramsh, ka njoftuar Policinë e Gramshit për gjetjen e disa kaseta me fishekë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Me  ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor : 18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura, 80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Ndani këtë artikull