Ad imageAd image

Greqi, shqiptarët arrestohen me çanta me marjuanë në kurriz

1 min lexim

Dy shqiptarë 34 dhe 35 vjeç, u arrestuan nga policia greke, pasi u kapën me 55 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni antidrogë u zhvilluar në zonën e Kosturit, ndërsa shqiptarët u kapën në një zonë pyjore në kufi.

Shqiptarët po e transportonin drogën me katër çanta që përmbanin secila nga 44 pako me 55 kg 400 gramë marijuanë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë dhe 3 karta SIM.

- reklamë -
Ad imageAd image

Përgjatë 10 muajve policia greke ka sekuestruar rreth 9.2 ton marijuanë që dyshohet se hynte nga Shqipëria.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull