Ad imageAd image

Greqi/ U kapen me 41,5 kg kanabis në makinë, arrestohen shqiptarët

1 min lexim

Dy shtetas shqiptarë janë kapur nga policia në Greqi kishin 41,5 kg kanabis të fshehur në automjetin e tyre. Njoftimin e ka bërë publik policia e vendit fqinj.

Makina e tyre u ndalua për kontroll në afërsi të Kozanit. Droga e sekuestruar nga policia ishte e ambalazhuar në 36 paketa dhe ndodhej në portbagazhin e makinës.

Të arrestuarit me moshë 53 dhe 38 vjeç do të dalin para prokurorisë, ndërkohë që po vazhdojnë hetimet për të zbardhur destinacionin dhe marrësit në dorëzim të lëndës narkotike.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull