Ad imageAd image

Greqia largon shqiptarët nga vendi helen

1 min lexim

Sipas një raporti të Policisë Greke, për muajin Mars janë dëbuar 1181 qytetarë të huaj nga shteti grek.

Ata janë kthyer në vendet e tyre të origjinës për shkak të qëndrimit të paligjshëm dhe dokumenteve të parregullta.

Pjesa më e madhe e të kthyerve janë qytetarë shqiptarë. Bëhet fjalë për 668 shqiptarë të dëbuar nga Greqia për muajin Mars, ndërsa qytetarët e tjerë i përkasin shteteve nga Pakistani, Iraku, Gjeorgjia, Algjeria, Turqia, Bullgaria, Irani dhe Afganistani.

- reklamë -
Ad imageAd image

Sipas shifrave zyrtarek, për vitin 2017 nga Greqia janë dëbuar 20.255 shtetas të huaj, të cilët janë kthyer në vendet e tyre të origjinës.

Ndani këtë artikull