Ad imageAd image

Guardia di Finanza bën namin, sekuestron dhjetëra makina luksoze me targa shqiptare

1 Min Read

Një numër i madh makinash me targa nga Shqipëria, Bjellorusia e Ukraina, të blera nga qytetarë italianë janë sekuestruar Guardia di Finanza.

Ata blejnë makina luksi nga vende jo anëtare të Bashkimit Evropian për të mos paguar detyrime taksash, sigurime e tarifa doganore.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në provincën e Torinos, GDF ka sekuestruar makinat e regjistruara me targa shqiptare, bjelloruse e ukrainase të cilat qarkullonin në mënyrë të parregullt në territorin italian.

- reklamë -
Ad imageAd image

Makinat e sekuestruara u përkisnin qytetarëve italianë nga të gjitha shtresat shoqërore, të cilët tashmë janë gjobitur me mbi 6000 euro.

Share This Article