Ad imageAd image

Hë mo se në Shqipëri jemi!

3 min lexim

Nga Tanush Çaushi

Kjo shprehje vulgare është bërë e rëndomtë dhe neveritëse në mjediset tona publike. E dëgjon poshtë dhe e kundërshton, por kur e degjon edhe lart, të nervozon e të revolton. Vërtet çudia ngrihet në grotesk e paradoks: 

– Kaq poshtë bien të sipërmit tanë qeveritarë sa hedhin poshtë edhe të vetmen që kanë?!… 

- reklamë -
Ad imageAd image

E vetmja është Shqipëria more liderucë, ndërsa ju jeni flluckë!

Votuesi i shkretë pas vote i ankohet deputetit te emëruar për një problem që ka dhe “babai i kombit” ia kthen si pa të keq duke shtrembëruar turinjtë: 

– Ngadalë ore se nuk u bë kiameti, në Shqipëri jemi!

Kryeministri pranon humbjen: “Epo, hë se në Shqipëri jemi,do kohë të bëhet shteti”

Publikohen me zë dhe figurë fakte kriminale për kimikatet vdekjeprurëse që hidhen në qumësht, mish, perime, bukë dhe nënministri qose  e ministri leshtor i qeverisë, pasi mbrojne kriminelët e heshtur, ciasin si minjtë e vrimave të zeza:

– E po ka dhe të tilla se në Shqipëri jetojmë!

Administrata e fryrë në bashki e në ministri sa s’kane as ndenjëse ku te ulen. Burokratë të korruptuar që nuk lëvizin as prapanicën për t’i bërë qoftë edhe shërbimin më të vogël qytetarit që i mban me taksat e shumta. Besojnë dhe shkruajnë skamnoret e shkretë ne portalin e famshem. Presin e presin derisa pergjigja zbret ngeshëm nga lart:

– Problemi i drejtë, do zgjidhet po prit se në Shqipëri jetojmë!

Na mbyt smogu, na pushtojnë plehrat, na vjedhin shitoren dhe përgjigja po ajo.

Ne tv emisione ku vipat lozin lojna fëmijesh e femijët që në jetë bëjnë punën e tyre dhe prapë po e njëjtë përgjigja!

Dhe kështu kalon jeta jonë e shkurtër tokësoreme refrenin e përditshëm:

– Hë mo se në Shqipëri jemi!

Kudo, kurdo, ngado e njëjta përgjigje sikur Shqipëria qenka lavire!

Jo ore miq të nderuar, Shqipëria s’është lavire, por Zonjë e bukuroshe mesdhetare qe ju e zhvatni dhe e perlyeni. Sjellja juaj i ka bërë shqiptarët të rilexojnë rishtas skicën e Migjenit të famshëm dhe të pyesin njëlloj si ai:

– A durohet ma?… Deri kur kështu?

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull