Ad imageAd image

Holandë/ Kapet mbi 1 ton kokainë e fshehur mes peshkut, arrestohet edhe një shqiptar

1 min lexim

Një droge prej 1125 kg kokainë, është kapur në Roterdam të Holandës. Sipas informacioneve, mësohet se droga ishte transportuar nga Ekuadori, ndërsa janë arrestuar 6 persona me kombësi të ndryshme, ku ndër ta edhe një shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Të gjithë personat u arrestuan në Zaandam dhe do të përfshiheshin në mbledhjen e drogës, raporton Shërbimi i Prokurorisë Publike.

Sipas informacioneve, kokaina u zbulua në Roterdam më 6 korrik në një automjet me peshk të ngrirë nga Ekuadori. Shërbimet e hetimit FIOD dhe doganat kanë hetuar origjinën dhe destinacionin e drogës në dy javët e fundit, dhe mësohet se vlera e drogës arrinte në 22 milionë euro me shumicë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Automjeti do të transportonte peshk të ngrirë për një kompani në Zaandam.

Kur automjeti mbërriti të premten në kompaninë në Zaandam, policia bëri një bastisje. Personat e arrestuar, janë kapur në flagrancë teksa po hapnin kutitë për të marrë sasinë e drogës.

Ndani këtë artikull