Ad imageAd image

I hapin rrugën ambulacës, protestuesit thirrje Veliajt: Jemi qytetarë, s’jemi shpellarë

1 min lexim

Banorët e Astirit sërish sot janë duke protestuar për banesat e tyre. “Këtu vendosim ne”, “Shtëpitë tona jeta jonë”, “Edi Rama, frikacak”, këto janë disa nga thirrjet e banorëve.

Banorët e Astirit edhe pse kanë bllokuar rrugën ata autoambulacave u hapin rrugën. Kjo ka ndodhur edhe pak minuta më parë ku banorët janë tërhequr për pak minuta sepse i kanë hapur rrugën një autoambulace.

Ata gjatë këtyre momenteve kanë folur të gjithë njëzëri: “O Erion jemi qytetarë nuk jemi shpellarë. Veliaj shkul pemë por nuk na shkul dot ne. Jemi të gjithë për në qëllim. O Erjon diarre këtu i thonë Unazë e Re.”

- reklamë -
Ad imageAd image

Në protestë është i pranishëm edhe kreu i PD-së Lulzim Basha. “Këtu po vidhen me një dorë miliona euro. Duan vetëm të mbushin xhepat me para. Ju jeni më shumë se 3 javë këtu dhe ne jemi pranë tyre, Jeni të braktisur nga qeveria. Do të pasurohet agai i Surrelit.”, u shpreh ndër të tjera Basha.

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull