Ad imageAd image

I hyjnë hajdutë në shtëpi, gruaja telefonon policinë, arrestohet shqiptari

1 min lexim

Një shqiptar u arrestua nga autoritetet italiane, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim, pasi akuzohen për vjedhje.

Ky arrestim ka ndodhur në qytezën Borgo Valsugan në Trentino, ku një grua ka telefonuar policinë dhe ka thënë se në shtëpinë e saj ndodheshin dy hajdutë.

“Kam hajdutë në shtëpi…”, i ka thënë gruaja policisë. Menjëherë pas marrjes së informacionit karabinierët kanë mbërritur në shtëpinë e zonjës, por hajdutët ishin larguar.

- reklamë -
Ad imageAd image

Gruaja tha se ishin dy persona. Karabinierët e zonës vunë re në rrugë dy persona të dyshimtë, të cilët sapo panë policinë u larguan me shpejtësi në këmbë, ndërsa po ndiqeshin nga policia. Njëri prej tyre u arrestua, ndërsa personi tjetër u largua dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Ndani këtë artikull