Ad imageAd image

I kërkuar në Itali për vrasje, arrestohet në Vlorë shqiptari

1 min lexim

Një 32 vjeçar nga Vlora, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të mbetur në tentativë, ka përfunduar në prangat e policisë.

I arrestuari është Albano Cano. Me 10 shtator ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma pasi Autoritetet Gjyqësore Rimini të Italisë kanë lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Materialet do ti dërgohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

- reklamë -
Ad imageAd image
Ndani këtë artikull