Ad imageAd image

I thyejnë brinjët dhe këmbët, ja pse kunati dhe djemtë masakruan 55-vjeçaren

4 min lexim

Gruaja 55-vjecare qe u masakrua për motive pronësie nga kunati dhe dy djemtë e tij, ndodhet ne gjendje kritike. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Armathë të Qendrës Administrative Manzë në Durrës.

Sipas Policisë, Qefsere Koleci ka mbërritur në Spitalin e Durrësit në gjendje të rëndë, pasi është rrahur nga kunati dhe dy djemtë e tij, përkatësisht Medi Koleci dhe dy djemtë, Algert Koleci, 32 vjeç, dhe Admir Koleci, 28 vjeç.

Për shkak të dëmtimeve të shumta, 55-vjeçarja Qefsere Koleci është dërguar për mjekim të specializuar në QSUT Tiranë, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Shkak për konfliktin është bërë zënia e rrugës nga kunati i 55-vjeçares. Qafsere Koleci ka pësuar fraktura të shumta në trup, pasi i janë thyer gjymtyrë dhe brinjë, si dhe ka plagë të rëndë në kokë. Përplasja ka nisur që ditën e shtunë, pasi dy familjet ishin në konflikt të vazhdueshëm për një tokë me ullinj.

- reklamë -
Ad imageAd image

Dy familjet Koleci kanë banesat ngjitur në fshatin Armathë të Manzë në Durrësit dhe prej kohësh kanë pasur një konflikt pronësi. Për rreth 5 vitesh, familja e Medi Kolecit kishte kthyer një hapësirë që shërbente si rrugë, në ullishte. Për shkak se ky veprimi i kishte bllokuar kalimin për në tokën e saj, me kërkesë të 55- vjeçares, ditën e shtunë, forcat e IKMT Durrës shkuan për të prishur ullishtën e 61- vjeçarit Medi Koleci dhe për të hapur rrugën.

Ai kundërshtoi forcat e IKMT dhe të Policisë dhe u shoqërua në komisariat, ku qëndroi gjithë natën. Por, gjatë kohës që ndodhej me qeli i shoqëruar, Medi Koleci duket se ka planifikuar hakmarrjen ndaj kunatës së tij, e cila kishte kërkuar mbështetjen e autoriteteve shtetërore për të sheshuar konfliktin mes familjeve.

Pasi doli nga qelia, Medi Koleci shkoi në banesën e tij dhe rreth orës 08:30 të së dielës u konfliktua me kunatën, Qefsere Koleci. Me ndihmën edhe të djemve, ai dhunoi 55-vjeçaren, duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë dhe në trup. Ata e lënë të plagosur në tokë dhe u larguan për në banesën e tyre, ndërsa gruaja u transportua me urgjencë në Spitalin e Durrësit pa ndjenja.

Konflikti buron pikërisht nga prona e mbjellë me ullishte nga ana e 61-vjeçarit, e cila bllokonte rrugën e tokës së kunatës së tij. Ndërkohë, Gjykata e kishte cilësuar të paligjshme mbjelljen e tokës me ullishte nga Medi Koleci, duke i dhënë të drejtë Qefsere Kolecit. Për këtë arsye, dy ditë më parë aty shkuan forcat e IKMT për të liruar pronën e zaptuar.

Policia e Durrësit i ka referuar materialet ndaj Medi Kolecit dhe dy djemve të tij për vrasje, për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë, ndërkohë Admir Koleci është arrestuar, ndërsa babai i tij dhe i vëllai janë ende në kërkim. /Panorama

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull