Ad imageAd image

I zhdukur prej disa ditësh, 44-vjeçari gjendet i pajetë

1 min lexim

44-vjeçari nga Gramshi që rezultonte i zhdukur prej disa ditësh është gjendur i pajetë në një përrua në malin e Blacës. Besim Allka nga fshati Rashtan ishte zhdukur pa lënë gjurmë më 18 qershor, ndërsa u gjet i pajetë në afërsi të një përroi në Malin e Blacës në Përrenjas.

Dyshohet se 44-vjeçari vuante nga probleme mendore.

NJOFTIMI I POLICISË

- reklamë -
Ad imageAd image

Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi. Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.

karta

Ndani këtë artikull