Ad imageAd image

IKMT vijon aksionin në bregdetin e Tales në Lezhë për prishjen e ndërtimeve, përplasje me pronarët

1 min lexim

 

Pas Velipojës, aksioni i Inspektoratit Kombëtar të mbrojtjes së territorit për shembjen e ndërtimeve pa leje është zhvendosur në bregdetin e Tales në Lezhë.

Edhe këtu inspektorët janë përballur me rezistencën e pronarëve të subjekteve, të cilët kanë kundërshtuar shembjen e ndërtimeve pasi pretendojnë se i kanë me leje. Në mbështetje të IKMT kanë qenë edhe Policia e Shtetit dhe ajo bashkiake.

- reklamë -
Ad imageAd image

Një numër i konsiderueshëm objektesh pa leje përgjatë brezit të rërës pritet të rrafshohen ndërsa pronarët e kanë konsideruar selektiv aksionin e IKMT, për të cilin thonë se nuk janë paralajmëruar.

Pas bregdetit të Tales aksioni do të vijojë në Shëngjin ku parashikohet shembja e 36 objekteve pa leje.

Ndani këtë artikull