Ad imageAd image

Itali/ 26-vjeçari shqiptar tenton të vetëvritet, shpëtohet në moment të fundit nga policia

1 min lexim

Një 26-vjeçar shqiptar ka tentuar ditën e sotme të hidhej nga tarraca e një ndërtese në Romë.

Sipas mediave vendase i riu shqiptar vuante nga problem psiqike, dhe ka hipur në tarracën e një pallati pesëkatësh duke mbyllur derën nga brenda,

Më pas ai ka qëndruar në cep të bordurës së tarracës ku është parë nga kalimtarët, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

- reklamë -
Ad imageAd image

Pasi ka parë policiët, 26-vjeçari ka kërcënuar se do të hidhet nëse I afrohen, por në një moment shpëqëndrimi policët iu afruan dhe në atë moment ai ka tentuar të hidhet.

Për fatin e tij të mirë policët e kanë kapur nga këmbët dhe e kanë shpëtuar të riun, I cili për momentin ndodhet në poliklinikën Umberto dhe I është nënshtruar një trajtimi të detyruar shëndetësor.

Ndani këtë artikull