×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bankat italiane, në fokus – Goldman Sachs zhvlerëson Intesa Sanpaolo dhe BPER Banca

Hënë, 05 November 2018 17:24

Aksionet e Intesa Sanpaolo ranë me më shumë se 2% në nisje të kësaj jave, ndërkohë që banka amerikane e investimeve Goldman Sachs, zhvlerësoi institucionin, duke hedhur poshtë performancën e mirë të bankës italiane në provën e rezistencës.

Rritja e kostove të huamarrjes në Itali ka tërhequr vëmendjen te bankat e vendit, pasi ka ulur vlerën e zotërimeve sovrane që ato mbajnë dhe “gërryer” rezervat e tyre në kapital.

Megjithatë, në stress test-in e Bashkimit Europian, edhe banka me performancën më të keqe italiane, Banco BPM, pati një normë të mjaftueshmërisë së kapitalit prej 6.67% nën skenarin më negativ, sipër nivelit alarmant prej 5.5%. Katër bankat e testuara nga Autoriteti Bankar Europian performuan në linjë me mesataren europiane.

Megjithatë, sipas tregtarëve, investitorët i kanë dhënë prioritet vendimit të Goldman Sachs, që cilësoi në “shitje” aksionet e Intesa Sanpaolo dhe BPER Banca, duke lënë vetëm UniCredit në “blerje” te bankat italiane.

“Intesa është një institucion i mirëmanaxhuar me pozitë të fortë kapitali. Rezultati do të jetë subjekt i përkeqësimit të perspektivës makroekonomike”, deklaroi Goldman Sachs.

Intesa pritet të raportoi performancën për tremujorin e tretë këtë javë dhe analistët presin që biznesi bazë i manaxhimit të aktiveve të ketë pësuar goditje pre trazirave në tregun italian.

Qeveria populiste është përplasur me Brukselin për buxhetin e vitit 2019, që pritet të rrisë deficitin publik. Aksionet e Banco BPM ranë me 1.8% ndërsa BPER, patur rënien më të madhe me 4%.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...