Ad imageAd image

Ish të Përndjekurit – Ambasadave: Të lirohet i burgosuri politik Dorjan Protoduari

2 Min Read

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka dalë me një deklaratë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për të mbajtur në qeli, protestuesin dorjan Protoduari. Në deklaratën e kësaj shoqate, thuhet:

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë nga qelitë nga 10 nga 11 personat e arrestuar nga policia për protestën e dhunshme para Parlamentit të enjten e shkuar (22 tetor).
Në qeli ka mbetur vetëm  Dorian  Protoduari, ndërsa ndaj 10 personave të tjerë është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.
Ky vendim e kthe drejtësinë  shqiptare  tek vendimmarrjet  sipas  politikës penale të luftës së  klasave te aplikuar ndaj kundërshtarëve politikë gjatë diktaturës komuniste . 
Ne e konsiderojmë lënien ne burg në burg vetëm të Dorjan Protoduarit  një vendim politik i gjykatës të kontrolluar nga qeveria .
Protoduari është i vetmi nga të arrestuarit  qe vjen nga një familje, nga me të përndjekurat politike te diktaturës komuniste ne Shqipëri  gjë që për ne përben edhe arsyen  e vetëm te veçimit te tij nga te arrestuarit e tjerë dhe te lënies  ne burg ne mënyrë te pa ligjshme prej gjykatës.
Nuk është hera e parë qe forcat e sigurisë dhe drejtësia  venë ne shënjestër  e zbatojnë politika penale të  motivuara nga lufta e klasave ndaj të përndjekurve politike antikomuniste  .
Ne këtë ne antikomunistet e përndjekur politike te indinjuar nga ky vendim selektiv e politik i Gjykatës nën presionin e hapur të qeverisë  i bëjmë  thirrje  institucioneve të drejtësisë te heqin dore nga lufta e klasave  dhe te lirojnë  Dorjan Protoduarit që ne e konsiderojmë si të burgosur politik.
I bëjmë thirrje  qeverisë të heqë  dorë nga politikat e luftës se klasave  të trashëguar nga pasardhësit e saj politikë, juridikë e gjenetikë.
Kërkojmë nga përfaqësitë  diplomatike perëndimore SHBA, BE  e të tjera të ushtrojnë  presionin  e tyre  ndaj autoriteteve  shqiptare për të liruar të burgosurin politik Dorjan Protoduari .

Share This Article